by lajme.org on August 10, 2022 Rizvanolli takohet me ambasadoren e Izraelit, flasin për zhvillimin e teknologjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Sveçla: Veriu i Kosovës 20 vjet ishte “El Dorado” për kriminelët – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Kosova dhe dialogu temë e nxehtë në parlamentin e Serbisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 10, 2022 Ministria e Financave hap thirrje për angazhimin e pesë praktikantëve
by lajme.org on August 10, 2022 OEK nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Odën Ekonomike Kosovë-Izrael
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeEkonomi Ekonomia e Italisë pati rritje më të shpejtë nga sa pritej përgjatë tremujorit të dytëin Ekonomion July 29, 2022 Ekonomia e Italisë u rrit me 1.0% përgjatë tremujorit të dytë të vitit krahasuar me tre muajt e mëparshëm, sipas të dhënave paraprake të publikuara të premten. Kjo shifër është më e lartë nga sa pritej, pavarësisht nga situatat problematike të krijuara si rrjedhojë e luftës në Ukrainë. Në bazë vjetore, prodhimi i brendshëm bruto i tremujorit të dytë në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës u rrit me 4.6%, sipas ISTAT. Analistët e anketuar nga Reuters kishin parashikuar një rritje prej 0.3% krahasuar me tremujorin e kaluar, dhe 3.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e së premtes pasuan rritjen tremujore prej 0.1% në tre muajt e parë të vitit dhe një rritje prej 6.2% kundrejt së njëjtës periudhë të një viti më parë. Ky ishte tremujori i gjashtë radhazi me rritje ekonomike për Italinë. ISTAT tha se sektori i industrisë dhe ai i shërbimeve kishin pasur rritje, ndërsa prodhimi në bujqësi kishte pësuar rënie. “Një kontribut pozitiv në rritjen ekonomike erdhi nga komponenti i brendshëm, ndërsa komponenti i huaj neto gjeneroi një kontribut negativ”, thuhet në deklaratë. Italia, ashtu si dhe pjesa tjetër e Europës, po përballet me kushte gjithnjë e më sfiduese ekonomike, pasi pushtimi rus i Ukrainës ka rritur kostot e energjisë dhe pasigurinë për bizneset. Qeveria rishikoi në prill parashikimin e saj të rritjes ekonomike për vitin 2022, duke e ulur atë në 3.1% nga parashikimi prej 4.7% që ishte bërë shtatorin e kaluar. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi këtë javë që PBB-ja italiane do të rritet me 3.0% këtë vit krahasuar me rritjen mesatare prej 2.6% që do të ketë eurozona. Megjithatë, duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë politike që po rikthehet në Itali pas rënies javën e kaluar të qeverisë së unitetit kombëtar të kryeministrit Mario Draghi, ekonomia mund të kalojë një periudhë të vështirë përgjatë fundit të vitit 2022. Të dhënat e publikuara në fillim të kësaj jave treguan se morali i bizneseve dhe i konsumatorëve ka rënë në muajin korrik./ Reuters Previous PostNext Post
on August 10, 2022 Kurti përsërit për Reuters: Kosova është e përgatitur për një sulm të mundshëm të armatosur nga Serbia – Lajmet e fundit
on August 10, 2022 S’ka barna adekuate në treg, vuajnë ata me veshka të transplantuara – Lajmet e fundit