Eksportet e drithërave në Turqi arritën në 6.3 miliardë dollarë në shtatë muaj

Eksportet e drithërave në Turqi arritën në 6.3 miliardë dollarë në shtatë muaj

Eksportet turke të drithërave u rritën me 31.4 për qind në periudhën janar-korrik krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke arritur në vlerën 6.26 miliardë dollarë, sipas Shoqatës së Eksportuesve të Drithërave, Bishtajave, Farave dhe Produkteve të Stambollit (İHBİR).

Vetëm në korrik, eksportet u rritën me 22.4 për qind me bazë vjetore në vlerë 181.5 milionë dollarë.

Tregu kryesor i eksporteve për prodhimet vendase ishte Iraku, Shtetet e Bashkuara dhe Algjeria muajin e kaluar, tha İHBİR.

“Pavarësisht shumë sfidave që ndikojnë në të ardhurat, trendi rritës i eksporteve ka vazhduar që nga maji 2021”, vlerësoi Kazım Taycı, kryetar i İHBİR, duke përmendur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës.

Eksportet e përgjithshme të Turqisë u rritën me 19 për qind në shtatë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, në 144.4 miliardë dollarë.

Eksportet e sektorit të bujqësisë u rritën me 20 për qind nga viti në vit në 18.79 miliardë dollarë në periudhën janar-korrik, duke zënë një peshë prej 13 për qind në totalin e eksporteve të vendit.

Eksportet e produkteve bimore u rritën me 15.8 për qind, duke arritur vlerën në 11.69 miliardë dollarë në shtatë muajt e parë të 2022./ Hurriyet Daily News