Twitter ka shpenzuar 33 miliardë dollarë për realizimin e marrëveshjes me Elon Musk

Elon Musk tërhiqet nga marrëveshja për blerjen e Twitter

Ditën e Premte Elon Musk tha se dëshironte të tërhiqej nga marrëveshja 44 miliardë dollarëshe për blerjen e Twitter, kthesa më e fundit e një procesi që do të shikonte miliarderin e Tesla të bëhej aksioneri më i madh në kompani por që muajt e fundit kishte shtuar deklaratat e anulimit të marrëveshjes.

Kapitulli i ardhshëm si kësaj sage me shumë gjasa do të jetë një betejë ligjore. Një avokat i Musk tha se ky i fundit do të tërhiqej nga marrëveshja për shkak se Twitter kishte shkelur marrëveshjen fillestaren të nënshkruar në muajin Prill.

Prej disa javësh Musk ka shprehur shqetësime se rrjeti social Twitter ka më shumë llogari robotike dhe spam sesa vetë platforma ka deklaruar publikisht. Analistët kanë spekuluar se këto shqetësime janë më tepër pretekst i Musk për tu larguar nga marrëveshja për të cilën ai mendon se është financiarisht më e lartë sesa duhej të kishte qenë në të vërtetë.

Aksionet e Tesla, të cilat Musk do ti përdorte për të financuar marrëveshjen, kanë rënë ndjeshëm që kur ai ra dakord për blerjen e Twitter.

“Bordi i Twitter është i gatshëm për mbyllë transaksionin bazuar në çmimin dhe kushtet e rëna darkord me z. Musk dhe planifikon veprime ligjore për të çuar marrëveshjen deri në fund,” tha kryetari i bordit të Twitter Bret Taylor ditën e Premte.

“Jemi të bindur se do të triumfojmë në Gjykatën e Delaware.”

Aksionet e Twitter ranë me 6% pas lajmeve ndërsa të Tesla u rritën me 1%.

Gjatë muajit Maj Musk tha se marrëveshja ishte në pritje ndërsa ai po vlerësonte numrin e llogarive të rreme në platformë, një qëndrim kontrovers pasi i vetë ishte shprehur se do të blinte Twitter për të pastruar platformën nga llogaritë robotike.

Muajin e kaluar kërcënoi drejtpërdrejtë se do të tërhiqej nga marrëveshje me justifikimin se Twitter nuk kishte ofruar mjaftueshëm të dhëna lidhur me numrin e llogarive të rreme. Në përgjigje Twitter ra dakord të dorëzonte informacionet e brendshme tek Musk.

Ende avokati i Musk ditën e Premte u shpreh se Twitter nuk ka përmbushur obligime kontraktuale për ti ofruar Musk mjaftueshëm të dhëna dhe se rrjeti social kishte prezantuar informacione të pavërteta mbi të cilat Musk kishte bazuar vendimin e tij për marrëveshjen.

“Për afro dy muaj Musk ka kërkuar të dhënat dhe informacionet e nevojshme për të bërë një vlerësim të pavarur të llogarive të rreme në Twitter.”

“Ky informacion është fundamental për biznesin dhe performancën financiare të Twitter dhe domosdoshme për të përmbushur detyrimet e marrëveshjes.”

Ai vijoi duke thënë se “Twitter dështoi të ofronte këtë informacion. Nganjëherë Twitter ka injoruar kërkesat e Musk e nganjëherë i ka refuzuar ato për arsye që nuk justifikonte e nganjëherë ka pretenduar se ju është përgjigjur por e ka bërë me informacione të paplota.”

Twitter vazhdimisht ka thënë se ka ndarë informacion me Musk për të mbyllur marrëveshjen e rënë dakord.

Aksionet e Twitter sot tregtohen më 36 dollarë, thuajse 30% më pak sesa çmimi kur Musk kishte nënshkruar marrëveshjen e blerjes së Twitter me 54.2 dollar për aksion. Rënia e vlerës mund të ketë qenë një prej arsyeve pse Musk nuk është më i interesuar për marrëveshjen. /PCWorld Albanian