"Vetëm bimë", Enca flet për konsum të lëndëve narkotike

Enca Haxhia rikthehet në muzikë

Enca Haxhia rikthehet në muzikë, pas një pushimi që kishte për shkak të ndërhyrjes në këmbë, njofton Insajderi.

Këngëtarja edhe gjatë kësaj  kohe ka punuar për shumë projekte të tjera, me njërin prej të cilëve na surprizoi sot. Projekti i parë i Encës për këtë vit titullohet “Nashta” dhe është publikuar fillimisht në platformën Spotify.

Enca na tregoi edhe më herët në rrjete sociale një pjesë të këtij projekti, por s’na kishte zbuluar një datë publikimi.

Para ca dite Enca kishte realizuar një  video live me Bebe Rexhën, ku të dyja shfaqen interesimin për një bashkëpunim në të ardhmen.

Bebe Rexha shtoi se në rast se bashkëpunimi i tyre do të realizohej, ajo do të dëshironte që në projektin muzikor të kishte muzikë tradicionale shqipe.

Ndërkohë, Enca ka gjithashtu gati edhe një tjetër projekt të titulluar “Zemër”, për të cilin nuk dihet ende data e  publikimit . Ashtu si “Noshta”, këngëtarja ndau edhe këngën “Zemër” me ndjekësit në Instagram, për të marrë mendimin e tyre para publikimit./Insajderi.com