Era e fortë rrëzon vinçin mbi një veturë në Gjilan

Era e fortë rrëzon vinçin mbi një veturë në Gjilan – Lajmet e fundit



Erërat e forta në Gjilan kanë bërë që një vinç të rrëzohet mbi një veturë.

Në vendin e ngjarjes janë zjarrfikësit dhe policia, teksa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast, njofton klan kosova.

Ende nuk ka ndonjë raportim zyrtar për rastin nga ana e Policisë së Kosovës.

Moti i ligë me shi dhe erëra të forta ka përfshirë sot Komunën e Lipjanit, Graqanicës e Ferizajt.

Një shtëllungë në formë të një mini-tornado, ka përfshirë një pjesë të Lipjanit që ka shqetësuar qytetarët. 

Image