Erson Zymberi zgjedhet drejtor i përgjithshëm i Teatrit të Gjilanit

Erson Zymberi zgjedhet drejtor i përgjithshëm i Teatrit të Gjilanit

Erson Zymberi zgjedhet drejtor i Përgjithshēm i Teatrit tē Qytetit tē Gjilanit.

Këshilli Drejtues i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, pasi ka zhvilluar procedurat e parapara ligjore, përfshirë intervistimin me shkrim dhe me gojë, ka zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit të Qytetit të Gjilanit.

Drejtor i ri i Teatrit të Qytetit të Gjilanit, është zgjedhur me mandat të plotë katërvjeçar.

Zymberi ishte drejtor edhe më herët në Teatrin e Gjilanit. /KultPlus.com