by lajme.org on August 17, 2022 Britania, e shqetësuar për rritjen e tensioneve Kosovë-Serbi – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 Ministri Latifi u ligjëron pjesëmarrësve në Kongresin Botëror të Kirurgjisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 17, 2022 A është dita me 6 orë punë zgjidhja për një ekuilibër më të mirë punë-jetë?
by lajme.org on August 16, 2022 ME: Vjedhja e rrymës po na kushton miliona euro në vit, qytetarët të raportojnë – krahas kursimit
by lajme.org on August 17, 2022 Ndonjëherë nëse ke kufizime financiare, ky është përfitim, të detyron të gjesh ndonjë ide krijuese
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeLajme Ervina Halili, laureate e Çmimit për Demokraci 2021 i ndarë nga KCSF – Lajmet e funditin Lajmeon August 4, 2022 Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) i ndau Çmimin për Demokraci 2021 aktivistes, shkrimtares dhe studiueses së letërsisë, Ervina Halili, për angazhimin e fuqishëm në ruajtjen dhe mbledhjen e arkivit të shpërndarë të ish ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”. Për disa vite me radhë, në mënyrë krejtësisht vullnetare Ervina Halili, ka vazhduar përpjekjet për rilindjen e “Rilindjes”. Ajo ka mbledhur materiale që dokumentojnë një pjesë të rëndësishme të rezistencës intelektuale në Kosovë, ka shërbyer si ndërmjetësuese mes institucioneve për ruajtjen e arkivit, ka stopuar asgjësimin e shumë materialeve si dhe ka për synim të krijoj një hapësirë dinjitoze për ekspozimin dhe ruajtjen e arkivit të gazetës dhe shtëpisë së parë botuese në Kosovë “Rilindjes”. Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit, Taulant Hoxha, drejtor ekzekutiv i KCSF-së ka theksuar se Ervina ka punuar për ta ruajtur memorien intelektuale dhe kolektive të ndërmarrjes shoqërore “Rilindja”. “Harresa është e rrezikshme sidomos kur bëhet fjalë për identitetin kolektiv, sepse na zhduk themelin mbi të cilin jemi ndërtuar, i mirë apo i keq qoftë ai themel, e sidomos na e mjegullon të ardhmen tonë se në cilin drejtim duam të shkojmë ne si shoqëri. Kjo nismë e Ervinës ndihmon për të ç’mjegulluar bazamentin e shoqërisë sonë dhe për të treguar se jo gjithçka ka filluar në vitin 1999 apo 2008, por ka rrënjë shumë më të thella”, ka shtuar Hoxha. Ceremonia e ndarjes së çmimit u transmetua në rrjetet sociale të KCSF-së dhe në televizionin Kohavision, së bashku me një dokumentar të shkurtë të realizuar nga KCSF, i cili tregon rrugëtimin e Ervina Halilit drejt realizimit të kësaj kauze. Ky çmim tashmë tradicional ka për qëllim të vlerësojë kontributet e individëve, nismave të paregjistruara dhe të organizatave jo-qeveritare në fusha të ndryshme, që janë rezultat i mobilizimit të komunitetit dhe angazhimit të qytetarëve, guximit intelektual ose arritjeve të theksuara, dhe që kanë kontribuar në demokratizimin e shoqërisë kosovare përmes punës dhe përkushtimit të tyre. Çmimi për Demokraci është pjesë e programit EJA Kosovë, program ky i KCSF-së për përkrahje të shoqërisë civile që bashkë-financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Suedia dhe Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut. Për më shumë detaje rreth nismës së Ervinës, ndiqni mini-dokumentarin këtu. Lajme të ngjajshme: Veteranët e kanë gati përgjigjen për propozimin e Kurtit, e presin deri të kthehet nga SHBA-ja – Lajmet e fundit Kongresisti Torres: Urime Kosovës për sigurimin e një granti prej 202 milionë dollarësh nga MCC – Lajmet e fundit Nuk kalon Projektligji për Shëndetësinë i propozuar nga LDK – Lajmet e fundit Kurti: Kemi ndarë 34.7 milionë euro shtesë për programin e MCC-së për energji – Lajmet e fundit Previous PostNext Post
on August 17, 2022 Ministri Latifi u ligjëron pjesëmarrësve në Kongresin Botëror të Kirurgjisë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Aktgjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt, trajtohet çështja e pretendimeve lidhur me personat kundër të cilëve s’ka aktakuzë – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Ish-ministri i Financave thotë se Qeveria po vepron si të jetë armike e qytetarëve – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Për statusin e viktimave të dhunës seksuale aplikuan 1.736 persona – Lajmet e fundit
on August 17, 2022 Të pasurit do të paguajnë më shumë taksa në SHBA, Biden nënshkruan ligjin për klimën dhe kujdesin shëndetësor