“EuroLab” certikohet me ISO Standarde për testet PCR

“EuroLab” certikohet me ISO Standarde për testet PCR – Lajmet e fundit



Laboratori “EuroLab” nga tani është i certifikuar me ISO Standarde.

“EuroLab” i cili tash e disa muaj kryen testime PCR për COVID-19 në terminalin e vjetër të aeroportit “Adem Jashari”, nga tani ka certifikimin ndërkombëtar të standardeve ISO 9001.

Image

Me certifikimin me ISO Standarde nga tani shërbimet e “EuroLab” janë të pranuar ndërkombëtarisht.

Rezultatet e testimit në “EuroLab” merren brenda ditës, ndërsa çmimi për RT PCR test është 35 euro, ndërsa testi Antigen 15 euro./Zëri