Europa do të investojë më shumë në fushën hapësinore. Ambicia të konkurrojë SHBA-të dhe Kinën

Europa do të investojë më shumë në fushën hapësinore. Ambicia të konkurrojë SHBA-të dhe Kinën

Bashkimi Evropian do të investojë më shumë para në lëshimin e raketave, komunikimin satelitor dhe eksplorimin e hapësirës për të ruajtur sukseset e tij në hapësirë që janë të pakta në numër ​​dhe të vazhdojë konkurimin me ambiciet amerikane dhe kineze, tha shefi i saj hapësinor të Dielën.

Gjatë dekadave të kaluara, Evropa ka kërkuar të ndërtojë një qasje të pavarur në hapësirë ​​nga SH.B.A. dhe pionierët rusë për të ndihmuar industrinë e saj, me suksese të tilla si raketa Ariane ose GPS rival Satnav Galileo.

“Hapësira është një nga pikat e forta të Evropës, dhe ne po i japim vetes mjetet për të shpejtuar procesin”, tha Komisioneri Evropian Thierry Breton, fusha e të cilit përfshin edhe sektorin e hapësirës, ​​në një intervistë për Reuters.

Breton, ish-drejtuesi francez i kompanisë teknologjike, Atos, tha se për herë të parë, buxheti i BE do të përdoret për të mbështetur teknologjinë e re për të lëshuar raketa, përfshirë ato të ripërdorshme.

Breton, i cili shpreson se Komisioni Evropian do të sigurojë 16 miliardë euro hapësirë ​​në buxhetin e tij të ardhshëm, tha se ai do të propozojë një fond prej 1 miliardë eurosh hapësinor për të  mbështetur “start-up” në këtë fush. Ai gjithashtu dëshiron të nisë një konkurs për t’i dhënë hyrje falas satelitëve dhe lëshuesve të startupeve, për të nxitur inovacionin.

Breton dëshiron gjithashtu të nisë një sistem të ri satelitor që mund të sigurojë internet me shpejtësi të lartë për të gjithë evropianët, dhe të fillojë punën në një sistem të menaxhimit të trafikut hapësinor për të shmangur përplasjet.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.