Falimentojnë kompanitë e energjisë në Teksas. Kosto gjigante të lidhura me motin e ftohtë të muajit Shkurt

Falimentojnë kompanitë e energjisë në Teksas. Kosto gjigante të lidhura me motin e ftohtë të muajit Shkurt

Kompania më e madhe dhe më e vjetër e energjisë elektrike në Teksas ka aplikuar për mbrojtje nga falimentimi në një gjykatë federale në Houston, duke përmendur një faturë të debatueshme prej 1.8 miliardë dollarë nga operatori shtetëror i rrjetit. “Brazos Electric Power” është një prej dhjetra ofruesve të energjisë elektrike, që përballen me fatura gjiganti, të ardhura nga moti ekstrem i muajit Shkurt.  Kjo kërcënon kompanitë utilitare dhe treguesit e energjisë, që përballen fatura miliarda dollarëshe të lidhura me ndërprerjen e energjisë.  Temperaturat e ulëta rekord ndaluan thuajse gjysmën e centraleve të energjisë në Teksas në mes të Shkurtit, duke lënë 4.3 milionë njerëz pa ngrohje apo drita për ditë me radhë, ndërkohë që shpërthimi i tubacioneve dëmtuan shtëpitë dhe bizneset.

Brazos dhe kompani të tjera që janë angazhuar për të ofruar energji tek rrjeti dhe nuk mundën, i’u kërkua të blejën energji zëvëndësuese me çmime çmendurisht të larta dhe të mbulojnë faturat e papaguara të firmave të tejra.   Operatori shtëtror i rrjetit, ERCOT, deklaroi ditën e Premte se 2.1 miliardë dollarë fatura janëtë papaguara, ç’ka vë në dukje stresin financiar të kompanive utilitare dhe tregtuesve të energjisë.  Analistët e borxhit tek Fitch Ratings paralajmëruan javën e kaluar pë zhvlerësime tek të gjithë firmat bashkiake të energjisë që përdorin rrjetin shtetëror.  Kostot e stuhisë do kalojnë likuiditetin e menjëhershëm të disponueshëm tek ato, sipas Fitch.  Rrjeti shtetëror shkaktoi tkurrjen kur ngriti normat spot në treg në 9,000 dollarë për megavat/orë për mbi 4 ditë.  Kostot e shërbimit ishin gjithashtu 500 herë më të larta se normalisht.

Klevis Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.