Fansi puth Taynen në mes të skenës

Fansi puth Taynen në mes të skenës

Reperja e njohur, Tayna është duke i vazhduar mbajtjen e koncertëve gjatë turit të saj veror.

Prej disa vitesh Tayna është shndërruar në reperen më të preferuar të shqiptarëve, duke i ofruar edhe të ardhura të mëdha.

Mbrëmjen e kaluar këngëtarja e njohur Tayna ka qenë e ftuar në një ‘club’ ku performoi këngët, por i ndodhi një e papritur.

Një nga fansat e saj prej disa minutash kërkonte vëmendjen e reperes duke zgjatur dorën për ta takuar fiksimin e tij.

Mirëpo ai jo vetëm që arriti të prekë dorën e Taynas, por arriti edhe t’i dhuronte një puthje.

E surprizuar reperja e publikoi këtë moment shoqëruar me një “emoji”.

Kujtojmë që Tayna, së fundi ka paralajmëruar këngën e saj më të re që pritet që ta lansoj së shpejt.

Ajo dha lajmin se kënga e re “Taka” po vjen së shpejti, por jo edhe datën.

Projekti i fundi që ajo ka lansuar është bashkëpunimi më Azet, i titulluar” Ti Harro”, i cili deri me tani numëron afro 1o milionë klikime./Insajderi.com

The post Fansi puth Taynen në mes të skenës appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.