Fantashkenca feminisite si ripërcaktimi i “fuqisë” së grave

Fantashkenca feminisite si ripërcaktimi i “fuqisë” së grave

Uranik Emini

<> si definicion paraqet një formë të trillimeve që merret kryesisht me ndikimin e shkencës aktuale ose të imagjinuar mbi shoqërinë ose individët. Njerëzit e mbledhur në katin e nëntë të Hotelit Grand në Prishtinë, “udhëtuan” në kohë në vitin 1913, atëherë kur më 10 korrik në Luginën e Vdekjes u regjistrua edhe temperatura më e lart e ajrit në planet. Ky kat, mirëpriti një numër të konsiderueshëm njerëzish, të cilët u mblodhën për të parë nga afër performancën e Mette Sterre përmes veprës së saj “Seapussy Power Galore – Abcession (If you don’t know, you don’t grow), shkruan KultPlus.

Edhe pse në Grand Hotel ishin të ekspozuara një numër i madh ekspozitash e veprash të ndryshme, ambienti i shfaqjes “Sea Pussy Power Galore”, dallonte shumë nga të tjerat. Njësoj sikurse që dallonte edhe artistja Mette Sterre, ndryshimi i saj metamorfoizik ishte afër të ndodhte.

Sikurse një drejtëz pingule, thjeshtësia dhe fantastiko-shkencorja po prekeshin në një vijë. As një zë nuk dëgjohej nga artistja e veshur me një fustan të kaltër, e cila filloi që me të hyrë në sallë të ulte publikun në tokë dhe kësisoj të fillonte edhe performancën e saj. Interaktiviteti, si pjesë thelbësore e shfaqjeve, u paraqit edhe këtu, atëherë kur artistja mori një person nga publiku dhe e dërgoi atë në derën e daljes emergjente, e se çfarë ndodhi aty, nuk u bë e ditur.

Menjëherë pas daljes së tij, asistentja e artistes, i paraqitur si mjek, ka dalë nga dhoma dhe ka nisur të lyejë me vaj artisten, e cili ishte vendosur në dyshek.

E gjithë arsyeja pse njerëzit ishin mbledhur po fillonte të dilte në pah, atëherë kur Merre u fut në botën e një sirene, në diçka që nuk është as kostum e as veshje, por kuptimi thelbësor i asaj qënie ka të bëjë me mënyrën se si gratë dhe njerëzit në përgjithësi e shohin veten. Ka disa thumba, disa maja, disa gjëra të tjera të cilat shpesh herë mund të duken edhe të gërrditshme, por janë pikërisht gjëra që na përfaqësojnë.

Krijuesi i Star Trek, film në të cilën artistja tregon se është inspiruar, tregon se e ardhmja që Gene Roddenberry përfaqëson supozohet të jetë utopike. Pra, një faqe bindëse për të vlerësuar ankthet tona për trupat postnjerëzor dhe rolin e gjinisë në një të ardhme të idealizuar. Vizioni i Star Trek për një të ardhme utopike përfshin të drejta të barabarta për të gjithë, përkufizimin e feminizmit. Ndonëse nuk ishte gjithmonë plotësisht i suksesshëm, shfaqja shpërtheu duke i shtyrë vazhdimisht stereotipet e dëmshme dhe duke krijuar gra të fuqishme.

Paraqitja e parë në Kosovë

“Vepra është për gjërat që ne ia përshtatim vetes, që përfshin punën tonë ritmike, trurin tonë. Ne e formësojmë veten”, thotë ajo duke për’fshirë unifikimin me veprën.

“Mund të jenë rrjetet sociale, por edhe gjërat që ne vet i krijojmë, i mendojmë shumë. Për gjërat që ne ndikohemi nga to dhe këtu e shoh një perspektive feministe”, përmend Sterre për ndikimet që njeriu ia atribuon vetes.

Vepra e “animuar

“Kam krijuar një masë trupore, s’është kostum, as veshje, por mundëson të qenët nga një botë tjetër”, shprehet ajo për veprën e cila është shumë karakteristike dhe komplekse në pamje.

“Në të ka shumë utopi dhe distopi. Ka elemente të fantashkencës në të, por më së miri kuvendon ideja e spekulimit të shndërrimit në një qenie tjetër. Është edhe e bukur edhe neveritëse në të njëjtën kohë. E dua atë”, thotë për ta lidhur edhe me kontekstin feminist. “Ne mund të mbesim shtatëzëna dhe trupi ynë është i lidhur me hënën dhe detin. Ka shumë gjëra që ndryshojnë brenda nesh”, thotë ajo mes tjerash.

Shfaqje që shikohet vetëm një herë

Marie Rose Frigiere, si pjesë e publikut, thotë se kjo shfaqje mund të shikohet vetëm një herë në jetë.

“Ajo edhe ka aktruar në këtë performancë. Andaj duhet të shihet edhe puna e saj (vepra) por edhe aktrimi për të kuptuar mesazhin”, shprehet turistja nga qyteti Marsej.

Ajo ndan përvojat e veta me skenat humoristike të viteve 60-ta, të cilat i ka në kujtesë akoma dhe gjithashtu edhe pjesë të “science fiction”, si pjesë e pandashme e jetës së saj.

Aventura e parë në Kosovë, por e dyta në “Manifesta”

Frigiere rrëfen se kjo është hera e saj e dytë rresht që viziton “Manifestën”, derisa tregon edhe dallimet e vështirësitë mes edicionit në Marsej të Francës dhe këtij në Kosovë.

“Këtu është ‘wouw”, thotë ajo për edicionin e 14-të të “Manifestas” në Kosovë. Pranon se ka dallime në organizim prej edicionit paraprak në Marsej. “Kemi pasur shumë probleme nga periudha pandemike. S’ka qenë e lehtë për ta. Është mundësi e mire që përmes ekspozitave të mësohen storjet jo veç për Kosovën por edhe për Ballkanin”.

“E (pa)njohur në një vend të dashur”

Edhe pse ndjehet si e huaj në Kosovë, ajo kujton që në momentin e parë kur ka arritur këtu, një person e ka përshendetur, mes tjerëve, dhe për këtë gjë është ndjerë shumë e lumtur.

“E dua Kosovën, jam duke kaluar kohë shumë të mire, eksperiencë bujare. Njerëzit janë shumë të mire, të gjithë duan të të flasin dhe të kënaqen me ty”, përfundon ajo.

Zhanri i fantashkencës ka shërbyer prej kohësh si shembull i orientimeve seksuale dhe/ose identiteteve gjinore alternative, duke e bërë atë mjetin e përsosur për të shprehur shqetësimet rreth kulturave dhe praktikave të njëanshme gjinore. / KultPlus.com

The post Fantashkenca feminisite si ripërcaktimi i “fuqisë” së grave appeared first on KultPlus.