Fatos Lubonja për Tempora: Rama duhet të ikë tani, ka krimin e median me vete. Eshtë shumë i rrezikshëm

Fatos Lubonja për Tempora: Rama duhet të ikë tani, ka krimin e median me vete. Eshtë shumë i rrezikshëm

Politika sot e ka ditën e përballjes. Vendin e ndajnë 7 muaj nga zgjedhjet parlamentare ku opozita kërkon pushtetin pas 2 mandatesh si pakicë, e shumica që kërkon një tjetër mandat.

Fatos Lubonja e shikon me rëndësi një bilanc për punën e qeverisë, e cila sipas tij ka bërë hapa pas në demokracinë dhe lirinë e medias në vend.

“Është dëmi i demokracisë dhe kur flasim për demokracinë, flasim dhe për median që janë pjesë e rëndësishme, të cilaty janë në nivelin më të kapur ndonjëherë nga pushteti”

Fatos Lubonja thotë me bindje se nuk ka qenë në këtë nivel kërcënimi i demokracisë apo dhe liria e medias në qeverisjet e mëparshme.

Fatos Lubonja: “Në tërësinë e vet, në këto 7 vjet, Edi Rama në mënyrë konstante ka tentuar të akumulojë pushtetin, të kontrollojë gjithçka. Siç e dinit më herët ne kishim më shumë balancë pushtetesh dhe për arsye se ishin të ndara. Përshembull në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër herën e dytë, ne kishin kryetar bashkie Edi Ramën dhe në një farë mënyre kishim media që mbështesin njërën palë ose palën tjetër”

Por sulmet ndaj medias nga Edi Rama janë të hershme.

Fatos Lubonja: “Nëse Shqipëria ka pasur media private mbi 90% që merreshin me ndërtime, kjo ishte pasi Edi Rama ishte kryetar i Bashkisë dhe jepte leje e ndërtimeve”

Ka mëkate edhe nga vetë media e cila nuk ka ditur të ruajë lirinë dhe pavarësinë e saj.

Fatos Lubonja: “Për fat të keq mediat shpeshherw janë përdorur si instrument për të kapur pushtetet e tjera dhe sfida është pikërisht këtu, sa mund t’i bëjmë ato të pavarura, sa mund të jenë apo kontrollues të një pushteti tjetër dhe jo në shërbim të pushtetit tjetër. Këto media po të ishin në funksionin e shprehësit të opinionit të vërtetë publik, mbrojtësit të interesit publik do të kishin ulëritur shumë më tepër për shumë nga ato gjëra që ka bërë Edi Rama dhe të tjerët. Duke filluar që nga shkatërrimi i natyrës, që nga shkatërrimi i Tiranës, shkatërrimi i bregdetit”

Një personazh që për Fatos Lubonjën erdhi në politikë përmes medias, Rama e ka përdorur atë në funksion të tij.

Fatos Lubonja: “Edi Rama erdhi nëpërmjet mediave dhe e ka ditur se sa rëndësi ka media dhe ka ndërtuar një Shqipëri virtuale, propagandistike, që kërkon ta imponojë nëpërmjet mediave, shpeshherë edhe të huaja, me të cilën kërkon të mbulojë Shqipërinë e mjerë ku jemi”

Rama ka përdorur median shqiptare dhe atë të huaj. Ka një krahasim mes modelit të Edi Ramës dhe atij të Berluskonit në Itali, i cili sipas Lubonjës ka hedhur edhe më shumë hapa për të zotëruar pushtet.

Fatos Lubonja: “Edi Rama është një karikaturë e modelit ‘Berluskoni në Itali’ nëse keni parasysh në një kohë që krijoi pushtet financiar, pushtet mediatik, pastaj mori dhe pushtetin politik dhe u bë kryeministër i Italisë”

Sulmet ndaj medias kanë qenë konstante në këto 7 vite nga Edi Rama thotë Lubonja, por kjo luftë ashpërsohet edhe më shumë më afrimin e fushatës elektorale.

Fatos Lubonja: “Ju kujtohet juve? Unë kam punuar në ‘Agon Channel’ kur tha që hapet dhe mbyllet me para të pista , dhe e mbylli si i ndershëm. Sot është pastruesi i parave të pista, vërtetuar pasi 61 % jep leje për para të pista. Imagjinojeni tani?! Tani, sërish në mënyrë selektive, sulmoi Ora News, përsëri duke çuar në një situatë eleminimi të mediave”

Pse fushata e bën edhe më agresiv Edi Ramën ndaj medias?

Fatos Lubonja: “Anthi i humbjes së pushtetit, sidomos kur ke bërë krime dhe nuk jeton dot pa këtë lloj jete që ke krijuar dhe këtij pushteti”

Fatos Lubonja: Ka bërë krime, por në zgjedhje duhet të shkojmë me një bilanc të qartë të punës së qeverisë së Edi Ramës, punë e cila sipas Lubonjës nuk mund ti japë një mandate të tretë.

Fatos Lubonja: “Ky duhet të iki tani, por nuk dihet a do të iki. Unë mendoj që është tjetër gjë pastaj tema ikën apo nuk ikën dot, sepse duke pasur gjithë pushtetet, gjithë pushtetin lokal, duke pasur krimin me vete, mediat me vete, është shumë i rrezikshëm”