Faturë për energjinë e vjedhur - Rregullorja e re/ Kush konsumon në formë të paligjshme do paguajë kilovatët

Faturë për energjinë e vjedhur – Rregullorja e re/ Kush konsumon në formë të paligjshme do paguajë kilovatët

Kushdo që vjedh energjinë elektrike do të penalizohet me ‘gjobë kilovatësh”, që nënkupton  konvertimin e sasisë së konsumuar në formë të paligjshme, në lekë.  Gjithçka parashikohet në rregulloren e re të Entit Rregullator të Energjisë për llogaritjen dhe vendosjen e  dëmit ekonomik të shkaktuar nga ndërhyrjet e paligjshme në sistemin e matjes së energjisë elektrike, që tashmë ka hyrë në fuqi. Paralelisht, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka nisur organizimin e funksioneve dhe ndarjen e  detyrave për kontrollet në terren.

Ndërkaq, sa I takon çmimit me të cilin do të përllogaritet sasia e vjedhur e energjisë, rregullorja përcakton se çmimi i energjisë elektrike, i cili do të shërbejë për përllogaritjen e kundravleftës të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, do të përcaktohet mbi bazën çmimit mesatar të ponderuar të energjisë elektrike për njësi kwh,të blerë për mbulimin e humbjeve në periudhën që do të faturohet dëmi ekonomik, kostot e transmetimit dhe kostot e rrjetit në të cilin është kyçur përdoruesi për secilën kategori të tij.

OSSH do të lëshojë fatura për dëmin ekonomik të shkaktuar, ndërkohë që çdo përdorues i rrjetit ka të drejtën e ankimit në OSSH apo pranë ERE-së, në rast se kundërshton faturën e demit ekonomik të vendosur nga OSSH, ose pretendon se OSSH nuk ka ndjekur dhe zbatuar rregulloren.  Ankesa duhet të trajtohet brenda 7 ditësh nga paraqitja e saj.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.