Ferizaj dhe Prishtina sonte me më së shumti raste me COVID-19

Ferizaj dhe Prishtina sonte me më së shumti raste me COVID-19 – Lajmet e fundit



Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, sot janë shënuar 114 raste të reja me COVID-19, ndërsa 117 persona të infektuar tashmë janë shëruar.

IKSHPK bën të ditur se komuna me më së shumti raste në 24 orët e fundjt është ajo e Ferizajt me 35 raste, pastaj Prishtina me 17 raste, komuna e Mitrovicës 9 me raste, aq sa ka Peja dhe Vushtrria, komuna e Prizrenit me 8 raste, e Gjakovës 7 raste, e Rahovecit 5 raste, komuna e Gjilanit 4 raste, ajo e Vitisë 3 raste, komuna e Suharekës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Hani i Elezit, Kaçanik, Kamenicë, Mamushë, Obiliq dhe Skenderaj.