Festë në veri të Mitrovicës, serbët e quajnë Gjuriqin gënjeshtar e mashtrues

Festë në veri të Mitrovicës, serbët e quajnë Gjuriqin gënjeshtar e mashtrues – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


detajet

Image

Serbët kremtojnë 13 janarin, Vitin e Ri serb, derisa Marko Gjuriqi ka siguruar serbët e Kosovës se Beogradi do të jetë përgjithmonë në Kosovë, përkrah tyre. Gjuriqi, i cili dikur politikanin serb Oliver Ivanoviqin, i vrarë më 16 janar 2018, e quante tradhtar, tani e quan hero. Serbët e veriut: Djegia e veturave akt mafioz, me të cilin subjektet dërgojnë mesazhin e qartë: “nëse nuk bie në rrugë, të pret plumbi”, këtë proces e ka kaluar edhe Oliver Ivanoviqi në regji të sistemit mafioz të Republikës së Serbisë, shkruan sot e përditshmja Zëri.

Veriu i Mitrovicës sot (e hënë) ka festë, kremtohet Viti i Ri serb, njëra prej datave më mitike në kalendarin dhe në mendjen e serbëve kudo që janë, në Kosovë e në Serbi. Sheshi “Car Llazari”, në cep të urës së Ibrit nga ana veriore, në të cilin është vendosur shtatorja e Knjaz Llazarit, me dorën e ngritur nga jugu, është stolisur me flamuj dhe me simbole të shtetit të Serbisë dhe të Kishës Ortodokse Serbe, derisa muzika e zhurmshme, që vjen nga lokalet e shumta, nuk ndalet. (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Zëri” si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)