Festivali që gjallëron jetën kulturore shqiptare "Sunny Hill" anulohet këtë vit, shkaku i pandemisë

Festivali që gjallëron jetën kulturore shqiptare “Sunny Hill” anulohet këtë vit, shkaku i pandemisë

Festivali “Sunny Hill” që gjallëron jetën kulturore shqiptare nuk do të mbahet në muajin gusht si pasojë e pandemisë së koronavirusit, shkruan KultPlus.

Në rrjetin social Facebook, organizatorët në faqen zyrtare e festivalit kanë publikuar një shkrim në të cilin theksohet se festivali nuk do të mbahet.

Ja postimi i plotë:

Të dashur miq, me zemër të thyer na duhet të konfirmojmë se festivali “Sunny Hill 2020” nuk do të mbahet në gusht për shkak të krizës nga pandemia covid-19. Shëndeti dhe siguria e pjesëmarrësve të festivalit, stafit, partnerëve, artistëve e miqve tanë është më me rëndësi për të gjithë neve.

Mezi presim të takohemi përsëri në gusht të vitit 2021 me shumë gjëra të reja që na presin. Lokacioni i ri, formimi më i mirë i artistëve, fushat, amfiteatri natyror etj.

Jemi të trishtuar që nuk do ta festojmë së bashku këtë verë, mezi presim të takohemi prapë vitin tjetër.

Deri atëherë, ju lusim që të kujdeseni për veten dhe njëri-tjetrin si dhe t’i ndiqni këshillat e autoriteteve shëndetësore gjatë gjithë kohës.

Me shumë dashuri,

Ekipi i Sunny Hill”. /KultPlus.com