by lajme.org on August 8, 2022 FBI zbarkon në Tiranë për hetimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Rreth dymijë aplikime më pak nga mërgimtarët për rimbursimin e policave të sigurimit – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 Vrasja e 7-vjeçares, protestuesit e telefonojnë ‘live’ Ramën – peticion për shkarkimin e ministrave – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 8, 2022 ‘Nat’ e dite e shoh, edhe zemren ma ngroh, shoq’ e dashura ime, e mjera jetime’
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Festohet trashëgimia 1700-vjeçare e hebrenjve në Gjermaniin Kulturëon August 2, 2022 Prania e parë e dokumentuar e hebrenjve në veri të Alpeve daton në vitin 321 të erës sonë, kur perandori romak Konstandini nxori një dekret që i lejonte hebrenjtë të ishin anëtarë të Këshillit të Qytetit të Colognes. Dokumentet ende ruhen në arkivat e Vatikanit.Dekreti romak jep prova përfundimtare se komunitetet hebraike kanë qenë pjesë e kulturës evropiane që nga kohët e lashta. Me rastin e 1700-vjetorit të dekretit të perandorit Konstadin, shoqata “1,700 Jahre Jüdisches Leben in Deutschland” së bashku me Qeverinë gjermane, vendosën ta shënojnë këtë ngjarje me shumë projekte dhe festime. Vitin e kaluar Andrey Kovacs, drejtor ekzekutiv i shoqatës, kishte thënë se grupi i tij ishte falënderues për pjesëmarrjen e shoqërisë civile dhe figurave politike, me numrin e ngjarjeve që rezultuan shumë më tepër se pritshmëritë fillestare. “Ne kishim mbi 840 partnerë të projektit nga 16 shtete”, ka treguar ai. “Kjo me të vërtetë na shokoi, pastaj kishte edhe projekte të tjera të cilat u zhvilluan. Përfshirë gjithashtu ngjarje në 20 përfaqësitë e Qeverisë gjermane jashtë vendit, sepse edhe Zyra e jashtme mori pjesë në festime” . “U bë ndoshta festivali më i madh kulturor gjerman i pasluftës”, ka thënë Kovacs. Gjithsej, mbi 2 mijë e 400 ngjarje u mbajtën në të gjithë Gjermaninë. Të përfshira ishin ekspozita e artefakteve hebraike nga mesjeta si pjesë e projektit “Historia e përbashkët” dhe festivali hebraik “Tabernacles”, ose “Sukkot”, në 13 qytete anembanë Gjermanisë. Sipas Kovacs, festivalet si “Sukkot” dhe ngjarje të tjera të vogla luajtën rol jashtëzakonisht të madh duke sjellë më afër njerëzve jetesën e hebrenjve. “Po, ishin ngjarjet e vogla, përveç qyteteve të mëdha. Kjo ishte shumë e veçantë, sepse shumë njerëz atje u përfshinë për herë të parë me jetën e hebrenjve në Gjermani këto ditë”, ka thënë ai. Në rajonin e veriut të Münsterland në North Rhine-Westphalia, për shembull, anëtarët e shoqatës rajonale LWL organizuan një projekt në të cilin fëmijët dhe të rinjtë kërkuan gjurmë të jetës hebraike në atë zonë dhe i dokumentuan ato. Ideja e projektit, e quajtur “Hebrenjtë këtu”, ishte të ndërgjegjësonte pjesëmarrësit për historinë shekullore hebraiko-gjermane duke gjurmuar jetën e anëtarëve hebrenj në qytetet e tyre. Në një prej studimeve, studentët gjurmuan jetën e Nana Kahn, e cila lindi në vitin 1910 dhe mbaroi shkollën “Abitur” ose shkollën e mesme në 1929 në qytetin e quajtur Attendorn. Ata krijuan një hartë të vendndodhjes së saj në atë kohë dhe dokumentuan jetën e saj në tekst. Tani të gjithë të interesuarit mund ta gjejnë historinë e Nana Kahn duke u kyçur në një aplikacion edukativ e të shohin se si dukej ajo, kur lindi dhe cilën shkollë ndoqi. Aplikacioni gjithashtu u ndihmon përdoruesve se si të gjurmojnë gjeografikisht rrugën për në shkollën e Nana Kahn në Attendorn, duke përshkruar ligjet e Hitlerit dhe në fund i dërgon ata tek pllaka përkujtimore për hebrenjtë e dëbuar nga zona deri në kampet e përqendrimit. “Me fjalë të tjera, ideja e projektit ishte që njerëzit të ndërgjegjësohen se në Attedorn jetonin hebrenj dhe se kishte momente pozitive në historinë hebraike dhe jo vetëm përvoja negative. E kjo ishte shumë emocionuese”, ka thënë Kovacs. Ndërkohë, kreu i shoqatës së jetë së hebrenjve shprehet i kënaqur me mënyrën se si ka kaluar viti përkujtimor. Festimet jo vetëm që hapën perspektiva të reja për hebrenjtë në Gjermani, por ishte një zbulim si për johebrenjtë ashtu edhe për “popullin hebre që donin të gjenin identitetin e tyre në shoqërinë gjermane”, shtoi Kovacs. Por ka disa sfida që ende duhet të kapërcehen, thotë aktivisti. “Kur isha i ri, askush në shtëpinë time hebraike nuk mund të mendonte një të ardhme në Gjermani. Kjo ka ndryshuar dhe festimet e kanë treguar këtë”, ka thënë ai, duke shtuar se “ekziston një imazh i ri, me të cilin të rinjtë duan të respektohen në një shoqëri moderne, duke shkuar drejt së ardhmes. Dhe ky është një shans për ndryshim”. Sfida e dytë është kujtimi i Holokaustit, duke pasur parasysh se kanë mbetur shumë pak të mbijetuar. “Aspekti i tretë është rritja e antisemitizmit dhe teorive konspirative, të cilat po bëhen sërish të dukshme jashtë vendit, si në Rusi, ashtu edhe në Gjermani” shtoi Kovacs. “Mjafton të shikohet diskutimi rreth ‘Documentas’, thotë Kovacs, duke iu referuar ekspozitës së artit ku vepra arti antisemitike janë shfaqur vazhdimisht dhe kanë shkaktuar polemika të konsiderueshme në qarqet kulturore dhe politike gjermane. Për të ardhmen ai po planifikon të nisë një festival muzikor hebraik, të quajtur “Shalom Cologne”. Më e rëndësishmja, sipas tij, është se viti përkujtimor u ka dhënë hebrenjve dhe shoqatave hebraike në Gjermani kurajë të dalin dhe të festojnë fenë e tyre. Dhe Kovacs shpreson që gjërat të vazhdojnë kështu edhe në të ardhmen. © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Previous PostNext Post
on August 8, 2022 FBI zbarkon në Tiranë për hetimin e sulmit kibernetik ndaj Shqipërisë – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Në OKB flitet për ngritjen e kapaciteteve për zhvillim në Shqipëri – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Për kontributin në luftën e UÇK-së, Lladrovci planifikon të shpall Begajn “Qytetar Nderi” në Drenas – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Bislimi në takim me ambasadoren e Izraelit në Kosovë, biseduan mbi thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Prishtinë, burri vendos fëmijën prapa në trotinet elektrik, duke ia rrezikuar jetën – Lajmet e fundit
on August 8, 2022 Abdixhiku: Kurti po përmendet në media ndërkombëtare për luftë e jo për investime – Lajmet e fundit