Fillon festivali “Meeting of Styles”, kryetari Rama: Prishtinën e shndërruan në një atelie artistike

Fillon festivali “Meeting of Styles”, kryetari Rama: Prishtinën e shndërruan në një atelie artistike – Lajmet e fundit



Tashmë ka nisur edicioni i gjashtë i “Meeting of Styles Kosovo”, nën moton ‘Truth is Light’, me ç’rast Prishtina ka marr ditëve të fundit një tjetër pamje, pak më gjallëruese se zakonisht.Me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i cili e cilëson këtë edicion si një edicioon që ka gjallëruar Prishtinën.

“Për disa ditë, Prishtina ishte nikoqire e qindra artistëve të talentuar nga mbarë bota, të cilët rrugën “B” të Kryeqytetit e shndërruan në një atelie artistike ku u prezantuan stile të ndryshme të artit urban, shkruan kultplus.

Edicioni i 6-të i Meeting of Styles Kosovo, me moton “Truth is Light”, shoqëruar me muzikë e energji t’mirë, edhe këtë vit e gjallëroi Prishtinën tonë!

Kryeqyteti po vazhdon të jetë qendër e artit dhe kulturës“, ka shkruar ai në rrjetet sociale