Fillon qarkullimi në linjën Prishtinë – Keqekollë - Prapashticë

Fillon qarkullimi në linjën Prishtinë – Keqekollë – Prapashticë – Lajmet e fundit

Foto ilustruese


Nga sot “Trafiku Urban” ka marrë vendim për ta filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9 km shtesë, në Prishtinë – Keqekollë – Prapashticë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Prej sot ‘Trafiku Urban’ ka marrë vendim për ta filluar qarkullimin e linjës 15 edhe për 9 km shtesë, në Prishtinë – Keqekollë – Prapashticë. Orari më poshtë duhet të respektohet, mirëpo në rast se paraqitet kërkesa ose nevoja nga ana e banorëve, duhet të shqyrtohet mundësia e ndryshimit në bashkëpunim me banorët, të cilët e shfrytëzojnë këtë linjë”, ka shkruar ai në Facebook. /Zëri

Orari, më poshtë:

Image