Fillon të shembet ura në Vranoc të Vogël të Deçanit, rrezikon banorët (VIDEO)

Fillon të shembet ura në Vranoc të Vogël të Deçanit, rrezikon banorët (VIDEO) – Lajmet e fundit



Ura e këtij fshati ka filluar të shembet duke i rrezikuar kështu banorët, të cilën shprehen se pos vizitave nga zyrtarë komunal nuk ka pasur ndonjë lëvizje konkrete për rregullimin e saj.

Komuna e Deçanit kanë dhënë se problemi qëndron tek mungesa e buxhetit dhe se kjo urë i përket Pejës, kështu që edhe ndërtimi i saj do të duhej të bëhej në bashkëpunim mes këtyre dy komunave, njofton Klan Kosova.

Ndërsa, Drejtoria e Shërbimeve Publike të Pejës ka thënë se ura i përket komunës së Deçanit dhe nuk kanë asnjë kompetencë për rregullimin e saj.