by lajme.org on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
by lajme.org on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
by lajme.org on November 22, 2022 OECD: Europa do të jetë më e goditura nga ngadalësimi ekonomik global
by lajme.org on January 27, 2023 Bëhet e gjallë Kejvina: Shpulla që i dhashë Luizit më ndihmoi të dal prej asaj çmendine
by lajme.org on January 4, 2023 Futbollisti kosovar i larguar nga Porto mund të transferohet te Ferizaj
by lajme.org on November 8, 2022 Konfirmohet: Derbi më i madh lokal i futbollit kosovar sërish luhet pa tifozë
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Filmi “The Menu”, pretendohet të jetë shkaku i mbylljes së restorantit “Noma” me pronar shqiptarin Kulturëon January 16, 2023 Njerëzit po ia vënë “fajin” filmit të Ralph Fiennes, “The Menu” për mbylljen e Noma-s, që është cilësuar si një nga restorantët më të mirë në botë. Skenari i komedisë përqendrohet te çifti Margo (Anya Taylor-Joy) dhe Tyler (Nicholas Hoult) të cilët udhëtojnë në një ishull të madh për të ngrënë në një restorant të njohur që menaxhohet nga kuzhinieri Slowik (Ralph Fiennes). Me regji të Mark Mylod, filmi vjen si një qasje e mprehtë jo vetëm për qesharakun e kulturës së ushqimit dhe pijeve, por edhe për politikën klasore dhe elitizmin që shpesh vjen me të. Pasi filmi u shfaq në Disney+ në fillim të këtij muaji, restoranti me tre yje “Noma” njoftoi se do të mbyllte dyert, dhe shumë përdorues në mediat sociale janë shprehur tashmë se ndoshta nuk bëhet fjalë për një rastësi. Noma, i drejtuar nga René Redzepi, është një restorant në Kopenhagë, Danimarkë , i cili njihet si një novator i kuzhinës së re nordike. Që nga hapja e dyerve të tij në 2003, ai është cilësuar si restoranti më i mirë në botë. Një përdorues shkroi në Twitter: Nuk ka asnjë dyshim në mendjen time që The Menu, ishte një gozhdë në arkivol për Noma-n. Një tjetër shkroi: “Pashë The Menu dje dhe sot mora vesh që Noma po mbyllet…vështirë të mos i lidh këto të dyja në mendjen time. Pronari i Noma-s, René Redzepi ose (Rexhepi) është me origjinë shqiptare. Babi i tij është shqiptar i Maqedonisë së Veriut ndërsa e ëma daneze. / KultPlus.com Previous PostNext Post
on January 29, 2023 KEK-u në mungesë të punëtorëve që nga anulimi i konkursit para disa muajve – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Kurti e Nimanbegu flasin për ndërhyrjen e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Rama: Vuçiqi dhe unë kemi pikëpamje krejtësisht të ndryshme për çështjen e Kosovës – Lajmet e fundit
on January 28, 2023 Ben Blushi zbulon bisedën e tij me Kadaren, veçohen përgjigjjet e gjeniut të letrave shqipe