Filmi “Zana” i regjisores Antoneta Kastrati merr çmimin kryesor në Tirana Internacional Film Festival

Filmi “Zana” i regjisores Antoneta Kastrati merr çmimin kryesor në Tirana Internacional Film Festival

Filmi “Zana” vitin e kaluar bëri bujë të madhe në kuptimin e mirë të fjalës, për një mënyrën e errët dhe të vërtetë të portretizimit të luftës dhe pasojave të saj emocionale.

Regjisorja e filmit kishte marrë përvojën e saj personale nga lufta në Kosovë si bazë për shkrimin e skenarit, të cilën e kishte adaptuar për film.

Deri më tash filmi ka pasur sukses të madh nëpër festivale të ndryshme e dje, filmi u shpall si filmi më i mirë në Tirana Internacional Film Festival.

Regjisorja Kastrati e bëri lajmin e ditur përmes llogarisë së saj në Facebook, ku tregoi për fitoren dhe e uroi ekipin e filmit për fitoren./Insajderi.com

Congrats ZANA crew and cast ??????

Gepostet von Sevdije Kastrati am Freitag, 25. September 2020