Flet Vuçiq pas përballjes me Kurtin

Flet Vuçiq pas përballjes me Kurtin – Lajmet e fundit



Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciq, u tha sot gazetarëve se gjatë panelit të sigurisë së Ballkanit Perëndimor që u mbajt në Mynih, se kur u takua me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, i ka mborjtur interesat e Serbisë dhe popullit serb në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Isha i ashpër. Luftova për interesat e Serbisë dhe popullit serb, gjjë që është puna ime. Unë po thosha të vërtetën dhe jam krenar për këtë,” tha Vuçiç për RTS.

Në Mynih të Gjermanisë, ka nisur Konferenca e Sigurisë, në të cilën po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Por, në kuadër të kësaj konference, një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor, i cili tashmë veç ka nisur.

Kjo është hera e parë që kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq u ulën së bashku në një panel.

Por në panelin që ka nisur tashmë do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell.

Në këtë panel nuk është e parashikuar të flasë para publikut edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ndonëse edhe ai do të jetë në këtë Konferencë dhe do të ketë takime të shumta në Mynih.

Ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.