Frika nga koronavirusi, pezullohet puna 2 javë në administratë për prindërit kujdestarë. Seancat dhe komisionet parlamentare do të vazhdojnë

Frika nga koronavirusi, pezullohet puna 2 javë në administratë për prindërit kujdestarë. Seancat dhe komisionet parlamentare do të vazhdojnë

Punonjësit e administratës publike të cilët kanë fëmijë të vegjël deri në parashkollor do t’ju jepet leja të qëndrojnë në shtëpi deri në 23 mars.

Pezullimi me dy javë i punës për një nga prindërit që punon në administratë u vendos sot nga qeveria.

Vendimi vjen pas atij për mbylljen e kopshteve, çerdheve dhe shkollave deri në 3 prill me qëllim mospërhapjen e koronavirusit.

Vendimi i sotëm i qeverisë, u kërkon edhe sektorit privat që të gjejnë mundësinë për dhënien pushim të njërit prej prindërve kujdestarë të fëmijëve që frekuentojnë, shkollat, kopshtet dhe çerdhet.

Pavarësisht situatës së krijuar nga koronavirusi deputetët do të vijojnë punën në seancat komisionet parlamentare do të vijojnë punën. Burime të “Monitor” në Kuvend u shprehën se ende nuk ka një vendim për pezullimin e aktivitetit të deputetëve në seanca dhe komisione.

Punonjësit e administratës të Kuvendit mësohet se do të zbatojnë oraret e përcaktuara nga vendimi i sotëm i qeverisë.

Qeveria pritet të dalë edhe me një vendim për reduktimin e orareve të autobusëve të linjave të brendshme dhe atij ndërqytetas.