FSP-PTK: Kujdesi i Qeverisë të rikthehet kujdesi edhe nga Telekomi i Kosovës

FSP-PTK: Kujdesi i Qeverisë të rikthehet kujdesi edhe nga Telekomi i Kosovës

Pas gjendjes së krijuar nga COVID19, Federata Sindikale e
Pavarur e  PTK-së, ka njoftuar se është
duke e përcjellë gjendjen rregullisht në teren duke qenë në kontakte te vazhdueshme
me të gjitha regjionet e Kosovës.

Kryetari i kësaj Sindikate, Lamih Balaj, së bashku me
stafin e tij është njoftuar se çdo ditë është në teren duke takuar të gjithë
anëtarët e sindikatës.

Për këtë, ata kanë kërkuar nga institucionet që të
rikthejnë kujdesin edhe nga Telekomi i Kosovës, teksa thonë se nga kjo krizë
edhe punëtorët e saj do të goditen po ashtu nga kriza.

Komunikata e plotë e tyre:

Pas gjendjes së krijuar nga COVID19, FSP-PTK është duke e
përcjellur gjendjen rregullisht në teren duke qenë në kontakte te vazhdushme me
të gjitha regjionet e Kosovës.

Kryetari i FSP-PTK-së, Lamih Balaj, së bashku me stafin e
tij është pothuaj çdo ditë në teren duke takuar të gjithë anëtarët e sindikatës.

Tashmë gjendja e krijuar ka atakuar direkt edhe sektorin e Telekomunikacionit, ndërsa punëtorët tanë duke rrezikuar shëndetin e tyre, janë në ballë të detyrave duke u ofruar shërbime pa ndërprerë qytetarëve.

Kryesia e FSP-PTK-së kërkon nga institucionet përgjegjëse të Republikes së Kosovës që në kuadër të kujdesit të tyre për bizneset dhe kategoritë e goditura nga kriza, të kthejë kujdesin e saj të menjëhershëm edhe nga Telekomi i Kosovës. Përndryshe, marrë parasysh situatën në të cilën është Telekomi dhe rëndimin e saj edhe nga pandemia, punëtorët e tij do të goditen po ashtu nga kriza.

FSP-PTK edhe njëhere ju rikujton se Telekomi i Kosovës
është e vetmja ndërmarrje në Republikën e Kosovës qe ka dhënë mbi 480 milion
divident dhe asnjëherë nuk ka përfituar nga buxheti i shtetit. Sot më shumë se
kurrë kemi nevojë që të përkrahemi edhe ne sikurse të gjitha ndërmarrjet në Republikën
e Kosovës!

Me Respekt

Kryesia e FSP-PTK-së