FSSHK-ja i drejtohet Kurtit: Vazhdoni shtesat për infermierët që punuan gjatë pandemisë

FSSHK-ja i drejtohet Kurtit: Vazhdoni shtesat për infermierët që punuan gjatë pandemisë – Lajmet e fundit



Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) ka kërkuar nga kryeministri i vendit Albin Kurti që të vazhdojë shtesat në pagë deri në fund të pandemisë për punëtorët shëndetësor të cilëve iu është ndërprerë kontrata.

Përmes një ftese publike, FSSHK-ja i kanë thënë Kurti se lidhur me këtë çështje i ka vetëm dy rrugë.

“I nderuar Zoti Kryeministër i keni dy rrugë o ta zbatoni këtë ligj dhe të paguan shtesat konform tij, ose ta anuloni këtë ligj dhe ta shpallni Pandemin e përfunduar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Sipas FSSHK-së është koha që Kurti të reflektojë.

“Në fund Zoti Kryeministër po ju rikujtojmë se mbi gjysma e punëtorëve shëndetësor kanë qenë të infektuar lehtë apo rënd me Covid -19 dhe kemi dhjetëra vdekje të kolegëve tanë, andaj konsiderojmë se të paktën të merrni një vendim i cili mbron integritetin dhe dinjitetin e punëtorëve shëndetësor të cilit kanë kaluar nepër sfida të rënda për pasojat e se cilës ende nuk dihen se cilat do të jenë dinë. Zoti Kryeministër është koha të reflektoni”, thuhet në njoftim.

Sipas punëtorëve shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që t’ua shkëpusë kontratën stafit mbështetës, të cilët janë punësuar si infermierë gjatë pandemisë COVID-19, staf ky që mbështetet financiarisht nga Banka Botërore.

Nga ana e saj, MSH-ja e ka mohuar një gjë të tillë, duke thënë se nuk e ka bërë ndërprerjen e kontratave, por se të njëjtat kanë përfunduar sipas kohëzgjatjes që e kanë pasur. /Zëri