Disa fshatra të Gjakovës mbesin pa ujë

Fushë Kosova dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë mbesin pa ujë – Lajmet e fundit



Fushë Kosova dhe lagjja “Kalabria” në Prishtinë do të mbesin pa ujë nga sonte deri nësër në mëngjes.

Përmes një njoftimi KRU “Prishtina” ka bërë të ditur se për shkak të disa problemeve teknike që janë shfaqë në rezervuarin e Shkabajve, janë të detyruar të ndërprejnë furnizimin me ujë të pijshëm sonte në orën 22:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

“Realisht reduktimet e planifikuara janë nga ora 00:00 deri në 05:00 çdo ditë, por sonte do e ndërprejmë 2 orë më herët .Kërkojmë mirëkuptim deri në rregullimin e problemit në rezervuar!”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”./Zëri