Futbollistët e Chelseat festojnë në dhomat e zhveshjes pasi u stolisen me trofeun e Championsit

Futbollistët e Chelseat festojnë në dhomat e zhveshjes pasi u stolisen me trofeun e Championsit

Chelsea arriti një triumf historik mbrëmjen e djeshme duke u shpallur kampione Europe për herë të dytë në historinë e klubit, njofton Insajderi.

Festa e futbollistëve ishte e madhe aq sa në një video të postuar nga “Sky Sport”, shikohet se si kërcejnë futbollistët londinezë.

Jorginho dhe Zouma kërcejnë nën ritmin e këngës në dhomat e zhveshjes, ndërsa sulmuesi Giroud pozon me shampanjë në dorë.

Natë e gjatë për futbollistët londinezë teksa festa të shijon dhe më shumë kur triumfon përballë një skuadre kundërshtare nga kampionati anglez. /Insajderi.com