G7 vendos për borxhin - Kërkon shtyrjen e ngrirjes së pagesave për vendet më të varfra

G7 vendos për borxhin – Kërkon shtyrjen e ngrirjes së pagesave për vendet më të varfra

Ministrat e financave të G7 mbështetën njëzëri një shtyrje të ngrirjes së pagesës së borxheve si dhe ranë dakord për diskutimin e një lehtësimi të borxhit në të ardhmen, për vendet e varfra. Gjatë takimit të fundit u fol edhe për mungesën e  transparencës së Kinës në huadhënie. Iniciativa e pezullimit të borxhit, e aprovuar në muajin prill nga vendet e G20 ka për qëllim të ndihmojë vendet në zhvillim që të tejkalojnë krizën e shkaktuar nga pandemia. Deri më tani, kjo iniciativë ka ndihmuar 43 shtete të ndryshme të botës për të shtyrë pagesa borxhi në vlerën e 5 mld dollarëve.

Gjithsesi, në një deklaratë të përbashkët, ministrat e financave të G7 qortojnë rëndë lëvizjet e disa shtete për të shmangur detyrimin e kësaj iniciative, nëpërmjet klasifikimit të huadhënësve të tyre publik, si privat. Edhe pjesëmarrja e Kinës në këtë iniciativë është kritikuar haptazi, pasi konsiderohet si e pamjaftueshme.  Ndër të tjera ata sqarojnë se për vendet e varfra duhet shtyrë sërish ngrirja e pagesës së borxhit duke i bërë apel vendeve të G20 që në takimin e 14 tetorit të bëjnë një ristrukturim të borxhit. Pior ka edhe kritikë të kësaj iniciative, që kërkojnë anulim të borxhit dhe jo shtyrje, pasi në këtë mënyrë nuk zgjidhet problemi, por vetëm shtyhet në kohë.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.