by lajme.org on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 16, 2022 Rritet numri i turistëve gjermanë në bregdetin shqiptar, mbi 100 mijë në 7 muaj
by lajme.org on August 16, 2022 AKB: Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Gara për “Luanin e Artë” me 23 filmain Kulturëon July 28, 2022 Prej aktoreve Penelope Cruz e Cate Blanchett deri te regjisorët Darren Aronofsky, Alejandro Inarritu e Luce Guadagnino, edicioni i sivjetëm i Festivalit të Filmit në Venecie, i 79-ti me radhë, që mbahet prej 31 gushtit deri më 10 shtator, do të jetë nikoqir i yjeve të shumtë të filmit. Në garë për çmimin prestigjioz, “Luani i Artë” për filmin më të mirë, janë 23 filma, raportojnë mediat e huaja. Edicioni këtij viti, është konceptuar si “dritare e hapur ndaj botës”, ka thënë në një video-prezantim, Alberto Barbera, drejtori artistik i Festivalit, duke e dënuar me këtë rast arrestimin e tre regjisorëve në Iran. Filmi i njërit prej tyre, Jafar Panahit – i cili duhet t’i bëjë gjashtë vjet burg për “propagandën kundër regjimit” – do të jetë në konkurrencë. Titulli i filmit është “Kherst Nistu” (Arinjtë nuk ekzistojnë). Franca përfaqësohet fuqishëm sivjet me pesë filma në konkurrencë. Në listë janë “Les Enfants des Autres” (Fëmijët e të tjerëve) i Rebecca Zlotowskit me Virginie Efiran në rol kryesor, “Un Couple” (Çifti) i Frederick Wiseman, “Les Miens” i Roschdy Zem, “Athena” i Romain Gavrasit dhe “Saint Omer” (Omeri i shenjtë) i Alice Diopit, i pari film për vrasjet e foshnjave. Regjisori e skenaristi francez Florian Zeller ua ka besuar rolet në filmin e tij “Le Fils” (I biri) aktorëve Hugh Jackman, Laura Dern dhe Anthony Hopkinsit. As sivjet, në tepihun e kuq në Lido nuk do të mungojnë yjet. Aty do të jenë aktorja spanjolle Penelope Cruz, protagoniste e filmit italian “The Immensity” të Emanuele Crialeses, përderisa australiania Cate Blanchett, luan rolin e dirigjentes në filmin “TAR” të Todd Fieldit. Edicionin e sivjetëm do ta freskojë edhe rikthimi i Darren Aronofskyt me filmin “The Whale” (Balena) me Brendan Fraserin në kryerol. Edhe një emër i shquar regjisori, është meksikani Alejandro Inarritu, i cili në Venecie prezantohet me “një film fort personal”, siç e ka prezantuar Barbera: “Bardo, kronika e rrejshme e disa të vërtetave” Shumë i prituri “Bones and All” i italianit Luce Guadagnini, ka kastë hollywoodiane prej Timothé Chalamet deri te Chloe Sevigny. Britanikja Tilda Swinton luan në filmin “The Eternal Daughter” të Joanne Hoggut, e Colin Farrell është aktori kryesor në filmin e Martina McDonagh, “The Banshees of Inisherin”. Pa dyshim, vëmendje pritet të tërheqë edhe “Blonde” i Andrew Dominikut, një rrëfim për Marilyn Monroe me Ana de Armas në kryerol dhe Adrien Brody. Filmit “White Noise” të Noah Baumbach me Adam Driver dhe Greta Gerwig, do ta ketë nderin ta hapë garën. © KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Previous PostNext Post
on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kroacia, 7 nga kampingjet më të mira për aventura në natyrë gjatë verës së vitit 2022
on August 15, 2022 Çitaku ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 3 mënyra të sigurta për t’u pasuruar gjatë një recesioni – pa qenë nevoja të rrezikoni shumë para
on August 15, 2022 ‘Autostrada Hangar’, hapësira për edukim, prodhim dhe ekspozita u hap për publikun
on August 15, 2022 Ish-kryetari i Odës Ekonomike: Refuzuam projekte strategjike për energji me argumente të kota
on August 15, 2022 Hoxhaj përkujton Arbën Xhaferin me thënien e tij për ndarjen midis besimit fetar dhe shtetit – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 KEDS-i reagon pas deklaratës së Ministrisë për “humbjen dhe vjedhjen e rrymës” – Lajmet e fundit