Garda e Iowas trajnon pjesëtarët e FSK-së në Gjilan

Garda e Iowas trajnon pjesëtarët e FSK-së në Gjilan – Lajmet e fundit



Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se një ekip ushtarak i Iowas është duke qëndruar për vizitë në FSK, me qëllim të ndihmës në ngritjen profesionale të ushtarëve të FSK-së.

Mehaj më tej bëri të ditur se në kazermën “News Born” në Gjilan është duke u realizuar punëtoria e përbashkët mes FSK-së dhe ekipit të Iowas me automjetet luftarake-taktike ASV.

“Kjo punëtori ku po trajnohen pjesëtarët e tri regjimenteve të këmbësorisë është e fokusuar në sistemet e armëve, taktikat, teknikat dhe procedurat e avancuara të operimit me ASV, me ç’rast pjesëtarët e FSK-së po përfitojnë nga përvojat e instruktorëve ushtarakë amerikanë”, shkroi Mehaj.

Ai më tej shtoi se “Garda Kombëtare e Iowas është duke ofruar mbështetje të pakursyer në trajnime dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”. /Zëri