Gazi natyror, BE miraton 32 mega projekte të reja. Kritikohet edhe TAP. Ekologjistët ‘të tërbuar’: “Po shkatërrohet mjedisi”

Gazi natyror, BE miraton 32 mega projekte të reja. Kritikohet edhe TAP. Ekologjistët ‘të tërbuar’: “Po shkatërrohet mjedisi”

Parlamenti Evropian u ka dhënë dritën jeshile fondeve të BE-së për tubacionet e gazit dhe sistemet e ruajtjes, ndërkohë nga krahu tjetër zemërimi i ekologjistëve ka arritur kulmin, duke e quajtur iniciativën si një pengesë për arritjen e qëllimeve klimatike.

Gazi natyror nuk mund të konsiderohet një burim energjie “në tranzicion”. Sidomos nëse kjo nënkupton ndërtimin e tubacioneve të reja. Shoqatat mjedisore nga e gjithë bota e kanë përsëritur këtë sllogan në çdo samit, konferencë apo demonstrim. Megjithëse, në të vërtetë, është shumë më pak e dëmshme për klimën sesa qymyri dhe nafta, nuk është e mjaftueshme për të arritur qëllimet që bashkësia ndërkombëtare i ka vendosur vetes.

BE duhet të ulë konsumin e energjisë elektrike dhe emetimet e gazrave serë

Nëse duam të mbajmë rritjen e temperaturës mesatare globale brenda kufijve maksimal të treguar nga shkencëtarët për të shmangur një katastrofë klimatike, mënyra e vetme e mundshme është ajo që kalon përmes energjisë së rinovueshme.

Në raportin të fundit me titull “Emision Gap”, Agjencia e Mjedisit e Kombeve të Bashkuara (UNEP) shpjegoi se për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë, deri në fund të shekullit, në krahasim me nivelet para-industriale, do të jetë e nevojshme të ulen emetimet e gazrave serë që përbëjnë atmosferën e Tokës.

Tubacioni i diskutueshëm TAP është gjithashtu në listë

“Duke u ndalur te gazi – tha Marie Toussaint, eurodeputetja e Partisë së Gjelbërve  – Parlamenti Evropian zgjedh të ruajë energjitë fosile. Sidoqoftë, propozimi ynë alternativ u mbështet nga 169 Anëtarë. Do të fillojmë nga këtu për të vazhduar të kërkojmë investime në përputhje me strategjinë e klimës që Evropa ka vendosur vetë”.

Lista e projekteve të konsideruara “me interes të përbashkët” përfshin, ndër të tjera, TAP. Ky është, gazsjellësi trans-Adriatik që do të përshkojë Italinë, Shqipërinë dhe Greqinë dhe që tashmë ka qenë objekt i protestave shumë të forta nga shoqatat e mjedisit. Po kështu, terminali i gazit natyror i lëngshëm në Shannon, Irlandë, i projektuar për të importuar gaz nga Shtetet e Bashkuara, do të financohet. Terminali lundrues, gjithashtu për LNG, në ishullin turistik Krk në Kroaci ose gazsjellësin Eastmed që duhet të lidhte Izraelin me Qipron dhe Greqinë.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.