Gent Cakaj tregon pse u nda nga VV-ja

Gent Cakaj tregon pse u nda nga VV-ja – Lajmet e fundit



Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, dikur pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje ka treguar arsyet e ndarjes nga ky subjekt politik.

Ai ka përmendur tri më kryesoret, por shkaku thotë se ishin pikëpmajet politike, në Debat Plus.

“VV ka qenë tjetër formacion dhe diskurs tjetër politik. Kanë qenë tri arsye që kanë shkaktu përçarje. E para refuzimi i tyre për Marrëveshjen e Rambujesë në atë kohë. Unë kam ruajtur bindjen se nënshkrimi i saj ka qenë i domosdoshëm. E dyta ka qenë mënyra si kemi vlerësuar planin e Ahtisarit. E kam konsideruar element të patjetërsueshëm për pavarësinë e Kosovës dhe e treta ka qenë sjellja e VV-së karshi Kosovës, një hap përpara e tre prapa e për mu ka qenë hap historik. Kanë qenë pikëpamjet politike që na kanë ndarë”.