Gjenerali Wesley Clark: Millosheviq dëgjoi diplomacinë ruse kur refuzoi marrëveshjen e Rambujesë

Gjenerali Wesley Clark: Millosheviq dëgjoi diplomacinë ruse kur refuzoi marrëveshjen e Rambujesë – Lajmet e fundit



Ish komandati suprem i NATO-s, gjenerali Wesley Clark, i cili drejtoi fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe në Kosovë më 1999, ka thënë se presidenti famkeq Sllobodan Millosheviq pati refuzuar marrëveshjen me shqiptarët në Rambuje për shkak të këshillave ruse.

“Ne në Kosovë ishim përpjekur për të gjetur një zgjidhje diplomatike duke punuar me presidentin Millosheviq. Mund të ketë qenë për shkak të këshillave ruse, por ai thjesht nuk pajtohej me diplomacinë tonë. Ne e kishim paralajmëruar që në verën e vitit 1998 që nuk do të lejohej ta zbatonte atë rutinën e spastrimit etnik në Kosovë, ashtu siç e bëri në Bosnjë. NATO-ja do ta ndalonte këtë. Ne patëm dërguar Riçard Holbrukun në qershor, nuk patëm fat. Ambasadori Hill kishte hyrë nga Maqedonia në muajin gusht nuk pati gjë”, ka thënë Clark.

Tutje Gjenerali amerikan përmend edhe arsyet që kishin shtyrë në bombardimet e NATO-s në caqet ushtarake serbe në Kosovë e Serbi, shkruan Zëri.

“Ndërsa sa i përket spastrimi etnik pati rreth 400 mijë kosovarë që ishin shpërngulur, disa prej tyre jetonin në male gjatë verës së viti 1998. Ata lindnin atje fëmijë. Por Millosheviqi kishte mbyllur kufijtë që mos të ikni këta shqiptarë tek të afërmit e tyre në Shqipëri”, ka deklaruar Clark në një intervistë në RTK. /Zëri