by lajme.org on August 16, 2022 Serbia nuk iu jep leje Bislimit e Sveçlës ta vizitojnë Luginën e Preshevës – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
by lajme.org on August 16, 2022 Rritet numri i turistëve gjermanë në bregdetin shqiptar, mbi 100 mijë në 7 muaj
by lajme.org on August 16, 2022 AKB: Mbi 1 milion euro në ditë i kushton terri prodhuesve dhe bizneseve në Kosovë
by lajme.org on August 11, 2022 Ish-konkurrenti i Për’puthen i jep fund beqarisë, dalin fotot nga ceremonia e fejesës
by lajme.org on August 11, 2022 Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë së Brendshme, ja kush e shoqëroi
by lajme.org on August 8, 2022 Irlanda e Veriut fiton katër medalje ari në boks, ndërsa Skocia rrëmben tri
by lajme.org on October 21, 2017 Në vend të ‘Huda Beauty’: Pesë artistë grimi që janë vërtetë artistë (Foto, Video)
by lajme.org on March 30, 2015 Ekziston ilaçi kundër kancerit për ata të cilët marrin guximin ta provojnë
HomeKulturë Gjermania pranon përgjegjësinë për krimet e Luftës së Dytë Botërore në Poloniin Kulturëon August 1, 2022 Në prag të 78-vjetorit të shpërthimit të Kryengritjes së Varshavës, Ministria e Jashtme gjermane pranoi se ”Gjermania është përgjegjëse për krimet e Luftës së Dytë Botërore në Poloni”. Ministria e Jashtme gjermane shkruante në një deklaratë për PAP-in se qeveria gjermane i kushtoi një rëndësi të madhe përkujtimit të viktimave të krimeve gjermane të Luftës së Dytë Botërore në Poloni dhe se Gjermania ishte përgjegjëse për këto krime. ”Kjo ka gjetur reflektim në një marrëveshje koalicioni që parashikon një plan për krijimin e vendeve përkujtimore në Berlin si dhe për të mbajtur takime me polakët”, shkroi Ministria e Jashtme gjermane në një përgjigje ndaj një pyetjeje të PAP-it në lidhje me përkujtimin e viktimave të Kryengritjes së Varshavës 1944. ”Më 1 gusht, flamujt në të gjitha misionet diplomatike gjermane në Poloni do të ulen në gjysmështizë për nder të viktimave të krimeve gjermane në Poloni dhe përfaqësuesit e tyre do të marrin pjesë në kremtimet e 78-vjetorit të shpërthimit të Kryengritjes së Varshavës në Varshavë, Krakov, Wroclaw dhe Gdansk”, shkroi ministria. Kryengritja e Varshavës ishte operacioni më i madh ushtarak nëntokësor në Evropën e pushtuar nga gjermanët. Më 1 gusht 1944, rreth 40 000-50 000 kryengritës morën pjesë në luftime. E planifikuar të zgjaste disa ditë, kryengritja zgjati përfundimisht mbi dy muaj. Gjatë luftimeve në Varshavë, rreth 18 000 kryengritës humbën jetën dhe 25 000 u plagosën. Humbjet në mesin e popullatës civile ishin të mëdha dhe arritën në përafërsisht 180 000. Pasi kryengritja e Varshavës u shtyp, rreth 500 000 banorë të mbijetuar u detyruan të evakuohen dhe Varshava u rrafshua pothuajse plotësisht./ atsh / KultPlus.com Previous PostNext Post
on August 15, 2022 Në disa lagje të Kamenicës do të ketë reduktime të ujit për gjashtë ditë – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kjo e moshuar nga Skenderaj është larguar nga shtëpia, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj – Lajmet e fundit
on August 15, 2022 Kroacia, 7 nga kampingjet më të mira për aventura në natyrë gjatë verës së vitit 2022
on August 15, 2022 Çitaku ka falënderuar Shqipërinë për ndihmën me energji elektrike – Lajmet e fundit