Gjuriqi: Prishtina po bën përpjekje të mëdha për ta ndërprerë dialogun

Gjuriq: Beogradi nuk do t’ia lejojë Kurtit gjuhën e kërcënimeve dhe të shantazheve – Lajmet e fundit



Ambasadori serb në Washington, Marko Gjuriq, vlerësoi se paralajmërimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurtit për rivendosjen e masave reciproke është një përpjekje për t’iu adresuar Serbisë në gjuhën e ultimatumeve dhe të shantazheve.

Ai thotë se kjo është shumë më e rrezikshme se kërcënimet.

Ai i tha gazetës serbe “Politika” se presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Qeveria, të cilat sipas tij janë të vendosura për një dialog konstruktiv, “sigurisht nuk do të lejojnë që Kurti ose ndonjë udhëheqës tjetër shqiptar të fusë gjuhën e kërcënimeve dhe të shantazheve në dialog”, transmeton Klan Kosova.