Gjuriqi Hotit për njohjen reciproke: Mjaft folët budallallëqe

Gjuriqi Hotit për njohjen reciproke: Mjaft folët budallallëqe – Lajmet e fundit



Drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka thënë sot se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po vazhdon ta mashtrojë opinionin e brendshën dhe të jashtëm duke parashikuar “njohjen reciproke” mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklaratë për media, ai tha se “sa herë që Hoti do ta përsërisë atë gënjeshtër”, ai do ta demantojë atë.

“Porosia ime për Hotin është kjo: Mos folni më budallallëqe, apo thënë popullorçe, thashetheme. S’kam çfarë t’ju them tjetër”, tha Gjuriqi.

Hoti sot, në një video-konferencë me ambasadorët e shteteve të BE-së në Kosovë, përsëriti se pret që dialogu me Serbinë të përfundojë me njohje reciproke dhe me marrëveshje ligjërisht obiguese./Zëri