“Gjurmët” e tërmetit në Universitetin e Mjekësisë – Shpallet tenderi për projektin e godinës së vitit ’32. Historia pas saj

“Gjurmët” e tërmetit në Universitetin e Mjekësisë – Shpallet tenderi për projektin e godinës së vitit ’32. Historia pas saj

Universiteti i Mjekësisë ka shpallur tenderin me fond 11.6 milionë lekë i cili do të shkojë për ‘rikuperim’ të gjurmëve të tërmetit.

Fondi i vënë në dispozicion vlen për hartimin e një projekti për godinën e farmacisë dhe shëndetit publik, godinën e atomisë, si dhe një prej sallave të  leksioneve.

Sipas detajeve bashkangjitur tenderit, objekti për të cilin do të krijohet projekti i rikonstruksionit i përket vitit 1932, me destinacion kishë e ritit katolik për ceremonitë mortore, në të njëjtën periudhë kohore të ndërtimit të “Spitalit Ushtarak Italian” në Tiranë.

“Në vitin 1952 është përshtatur për funksion të fakultetit të mjekësisë. Ndërtesa ka pësuar ndryshime ndër vite, fillimisht është realizuar shtesë kati rreth vitit 1974, si dhe një rikonstruksion i pas vitit 2010” specifikohet më tej.

Tenderi i shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik mbyllet me 28 tetor, ora 10:00, për të gjithë aplikantët e interesuar.

SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.