Goldman rrit projeksionet për naftën: “Çmimi i Brent do arrijë 75 dollarë, prej ofertës së dobët”

Goldman rrit projeksionet për naftën: “Çmimi i Brent do arrijë 75 dollarë, prej ofertës së dobët”

Ekipi i hulumtimeve të lëndëve të para të Goldman Sachs rriti me 10 dollarë projeksionet për naftën Brent për tremujorët e dytë dhe të tretë 2021, duke përmendur inventarët më të ulët se ç’pritej,  kosto më të mëdha marxhinale për të rinisur aktivitetin si dhe flukset hyrëse spekulative. Banka në Wall Street pret që çmimet brent të prekin 70 dollarë për fuçi në T2 nga 60 dollarë që parashikonte më parë,  dhe 75 dollarë në tremujorin e tretë.

Banka pret që kërkesa botërore për naftë të arrijë 100 milionë fuçi në ditë deri në Korrik 2021, 1 muaj më herët se ç’prisje më parë. Çmimet e naftës u rritën në nisje t Javës, pas rikthimit të ngadaltë të prodhimit të naftës bruto, që u pengua nga kushtet ekstreme të motit. Goldman pret që moti i ngrirë në Teksas të sjellë një defiçit botërorë prej 1.5 milionë fuçi në ditë këtë muaj, si dhe uli projeksionin për prodhimin me 0.2 milionë fuçi në ditë në Mars, për shkak të dëmeve në infrastrukturë. Goldman shtoi se marrëveshja për të rritur prodhimin nga Organizata e Vendeve Eksportuese dhe aleatët në takimin e muajit Mars, nuk do pengojë çmimet, pasi oferta pritet të ngecë.

Klevis Llaha / SCAN

*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.