Google padit dy hakerë Rusë për krijimin e një botneti

Google gjobitet në Rusi me 373 milionë dollarë

Rusia goditi Google me një gjobë prej 373 milionë dollarësh me arsyetimin se ka dështuar të kufizojë aksesin në materiale të ndaluara rreth luftës në Ukrainë.

Roskomnadzor, autoritetet rregullator i komunikimeve elektrike në vend, tha se informacioni përmbante raportime të rreme të cilat kanë diskretituar ushtrinë e Rusisë dhe bënin thirrje për protesta.

E quajti Google një shkelës sistematik të ligjeve të komunikimeve elektronike. Filiali i Google në Rusi deklaroi muajin e kaluar falimentin. Lëvizja erdhi pasi autoritetet Ruse konfiskuan llogarinë e saj bankare.

Në vitet e fundit Rusia ka shtuar presionin mbi firmat e teknologjisë duke i akuzuar ato për mos moderimin e përmbajtjeve siç duhet dhe ndërhyrë në punët e brendshme të vendit.

Përpjekjet për kontrollimin e medias sociale dhe sajteve të tjera të lajmeve janë përshkallëzuar në Rusi që kur nisi pushtimi i Ukrainës në Shkurt.

Madje qeveria ka miratuar një ligj që dënon me 15 vite burg kur shpërndan lajme të rreme rreth luftës. /PCWorld Albanian