Grubi nesër viziton Kosovën, paralajmëron takime me të gjithë liderët partiakë përpos me Kurtin

Grubi nesër viziton Kosovën, paralajmëron takime me të gjithë liderët partiakë përpos me Kurtin – Lajmet e fundit



Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Sistem politik dhe marrëdhënie midis bashkësive në Mqedoninë Veriore, Artan Grubi, nesër zhvillon një vizitë një ditore në Kosovë.

Gjatë vizitës, Grubi do të ketë takime me liderët e partive politike, Vjosa Osmani, Enver Hoxhaj, Lumir Abdixhiku, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj.

Në njoftim nuk përmendet që Grubi do të takohet me kreun e LVV-së, Albin Kurtin.

Temë e bisedës në takime do të jetë procesi i Regjistrimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit Grubi do të takohet edhe me kryetarin e shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastrati./Zëri