Grubi uron Kurtin: Shpresoj në heqjen e kontrolleve të dyfishta në kufirin midis nesh

Grubi uron Kurtin: Shpresoj në heqjen e kontrolleve të dyfishta në kufirin midis nesh – Lajmet e fundit



Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij kryeministër.

Grubi u shpreh i hapur për bashkëpunim mes dy vendeve, raporton Zeri.info.

“I dashur Kryeministër Albin Kurti, përgëzime të përzemërta për rizgjedhjen tuaj në krye të Qeverisë së Republikës së Kosovës me urata të sinqerta për shëndet, suksese dhe një mandat të mbarë. Mbledhja e përbashkët e dy qeverive tona shpresoj të mbahet sa më shpejt që është e mundur dhe ta fillojmë bashkëpunimin me largimin e kontrolleve të dyfishta në kufirin midis nesh”, theksoi ai, derisa uroi edhe ministrat e zgjedhur sot në Kuvend.

“Urata edhe për të gjithë ministrat e zgjedhur sot në Kuvendin e Kosovës dhe ju siguroj që bashkëpunimi nuk do të mungojë”, përfundoi Grubi. /Zëri