Gucati akuzohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës

Gucati akuzohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës – Lajmet e fundit


Foto: Laura Hasani


Pas arrestimit të tij nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 25 shtator 2020, Hysni Gucati është transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës thuhet se për të dyshuarin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës.

Informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Hysni Gucatit para gjykatësit të procedures paraprake do të njoftohet më vonë. Paraqitja e parë do të bëhet në seancë të hapur dhe mund të ndiqet në transmetim me video në Internet. /Zëri