Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e gastronomeve

Guvernatori Mehmeti takoi përfaqësuesit e gastronomeve

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së
Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur përfaqësuesit e Shoqatës së Gastronomëve të
Kosovës.

Në këtë takim, Guvernatori Mehmeti i ka
njoftuar të pranishmit me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe me
masat e ndërmarra deri më tani nga ana e BQK-së për të ndihmuar qytetarët dhe
ekonominë, përmes lehtësimit të barrës së pagesës së obligimeve kreditore,  si dhe në ruajtjen e stabilitetit të sektorit
financiar.

Tutje Guvernatori Mehmeti informoi të
pranishmit se BQK-ja, që nga shpërthimi i pandemisë ka qenë e angazhuar dhe e
përkushtuar të kontribuojë në lehtësimin e mëtejmë të qasjes në financa përmes
rolit të saj si rregullator dhe mbikëqyrës i sistemit financiar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e Shoqatës së
Gastronomëve të Kosovës, falënderuan Guvernatorin Mehmeti për informacionet dhe
shprehën gatishmërinë që të kontribuojnë të gjithë së bashku në tejkalimin sa
më të shpejtë të situatës së krijuar.