Hajmalitë në kohë murtaje

Hajmalitë në kohë murtaje

Nga Jusuf Buxhovi

Edhe pse mejhania e Lahut ishte e ndaluar, nuk kishte ferman që
badihavaxhinjtë i largonte prej saj dhe thashethemeve ndër më të ndryshmet, ku
si me shpoti flitej për t’u mundur frika, që ishte te secili…
Aty, në ditë, u shfaq edhe një i panjohur me një hajmali që tha se ishte ilaç
për çfarëdo të lige…
Kur e pyetën se ç’ishte ajo mrekulli, tha se duhej me e mbajtë në gji dhe me
mendue se ke armik gjithçka shihet dhe nuk shihet, dhe se, ti je shpëtimtari,
që krijon bindjen e një vetëprofeti…
Ky është marifeti, tha.
Si më shaka, Lahu i tha se këtu, për hajmali të tilla, as që kishte nevojë…

(Shkëputje nga romani “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit”) / KultPlus.com

The post Hajmalitë në kohë murtaje appeared first on KultPlus.