Haki Abazi jep lëvdata për Vjosa Osmanin pasi kjo e fundit sulmoi LDK-në: Grua e hekurt

Haki Abazi jep lëvdata për Vjosa Osmanin pasi kjo e fundit sulmoi LDK-në: Grua e hekurt – Lajmet e fundit



Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Haki Abazi është hedhur në lëvdata për kryetaren e Kuvendit dhe nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmanin.

Këto lëvdata të tij kanë ardhur pasi Osmani në një emision televiziv ka sulmuar partinë e saj për rrëzimin e koalicionit dhe çështje të tjera, shkruan lajmi.net.

Abazi e ka quajtur Osmanin patriore, intelektuale e grua e hekurt.

“Vjosa Osmani- është një patriote, intelektuale dhe nje grua e hekurt që tejkalon përmasat partiake dhe arrinë të lidhë vizionin e Rugovës me atë që Kosova dhe qytetarët e saj duan dhe e meritojnë.”, tha Abazi.