'Hala s’të ra ndër mend, dashninë moj që kem pasë'

‘Hala s’të ra ndër mend, dashninë moj që kem pasë’

KultPlus ju sjell një këngë shumë të njohur, e cila është kënduar nga shumë këngëtar të ndryshëm ndër vite.

‘Hala s’të ra ndër mend’ është një këngë që i këndohet dashurisë, ndërkaq sonte këtë këngë mund ta dëgjoni nën interpretimin e mahnitshëm të Mazllom Mejzinit.

Mazllom Mejzini njihet si kantautorë i afro 80 këngëve popullore dhe atyre të lehta, instrumentiste, dhe këngëtar i njohur jo vetëm ne Kosovë dhe viset gjithë Shqiptare por edhe më tej.

Mazllom Mejzini ishte anëtarë i shoqërisë muzikore “Bajram Curri” e themeluar në vitin 1949 ne krye me Ibrahim Zherken.

Bashkangjitur gjeni videon dhe tekstin e këngës.

Hala s’të ra ndër mend
Dashninë moj që kem pasë. :I
I: T’kërkova gemb mbi gemb
Shumë hoqa për me t’pa! :I
O i lumi un-o për ty,
Ore zambaku i bardhë!
I: Sa fort më ke pëlqy’
Si ma mirë lulja në rrem. :!
Ref.:
I: Oj vjollcë me pika
Je për dashni.
Se n’zemër u fika
N’kujtim po rri. :I
Kur t’bojsh me u mërzitë
Moj zemër moj e ngratë.
Për vajzën pa u rritë
Ashiku kjanë ditë e natë.
Dashnia m’ka molisë
Kund malli yt o s’po m’len.
Pse je moj tuj m’braktisë?
Vendi s’po m’zihet vend!
Ref.:
Oj vjollcë me pika
Je për dashni’.
Se zemër u fika
N’kujtim po rri. / KultPlus.com