Hamza: Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva

Hamza: Po të isha ministër, nuk do të lejoja të ndodhte greva – Lajmet e fundit



Ish ministri i Financave, tash kryetar i Mitrovicës, Bedri Hamza, tha se nëse do të kishte qenë ministër nuk do të lejonte grevën.

“Me qenë ministër, me kërkesat aktuale që i kanë, as që e kisha leju me ndodh greva”, tha ai.

Hamza u pyet nga analistët në studio të “Pressing” se me çfarë metoda do t’i ndalte grevat.

“Me çfarë metode?! E para u dashtë me u bo ligji i  pagave shumë më herët, me u adresu vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese, me i inkorporu  në ligj, me procedu ligjin, jo me prit 3 vjet. Sikur ligji të kish kalu në vitin  2020, grevat sot skishin ndodh”, ishte përgjigja e Hamzës.Që nga 25 gushti, BSPK ka hyrë në grevë. Kërkesa e tyre është ndarja e 100 eruove për të gjithë punëtorët deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.