Hamza: Qeveria është duke u vonuar sa u përket masave për rimëkëmbjen e ekonomisë

Hamza: Qeveria është duke u vonuar sa u përket masave për rimëkëmbjen e ekonomisë – Lajmet e fundit



Nënkryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë se Qeveria është duke u vonuar sa u përket masave për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Në një konferencë për media, Hamza tha se nuk ka masa të duhura nga Qeveria e re për trajtimin e gjendjes në ekonomi.

“Ne e dimë që jeta e secilit është shumë e rënduar, por kemi masa të deskuilibruara dhe nuk kemi parë masa të duhura për trajtimin e gjendjes ekonomike, janë duke u vonuar dhe nuk është qëllimi ynë që si opozitë vetëm të kritikojmë. Nuk po jep sinjale të duhura”, tha Hamza.

Sipas tij, duhet të nisë shpërndarja e mjeteve për bizneset.

“Duhet të zbatohet ligji për 200 milionë, të fillohet t’u shpërndahet bizneseve dhe sektori i gastronomisë nuk është sektori i vetëm i dëmtuar. Është mirë të paralajmërohet më herët, të ketë masa të qarta e të sakta dhe të zbatohet ligji”, tha ai gjatë konferencës. /Zëri